Flash News

E-TJERA

Imeraj për '21 janarin': Politika po terrorizon prokurorët e çështjes

Imeraj për '21 janarin': Politika po terrorizon prokurorët e

 

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj ka thënë se prokurorët që kanë në dorë çështjen e 21 janarit, po terrorizohen nga politika.

E ftuar në studion e Euronews Albania, Imeraj u shpreh se prokuroria është treguar e gatshme për të rihapur hetimet mbi 21 janarin.

“Pse u krijohet një farë terrori edhe atyre prokurorëve që e kanë në dorë çështjen e 21 janarit? Prokuroria është treguar e hapur për ta rifilluar hetimin. Nuk besoj se ka prokuror në Prokurorinë e Tiranës që nuk ka vullnet ta hetojë 21 janarin.

Në fund të ditës, ky është misioni dhe funksioni të cilën kanë marrë përsipër ta kryejnë”, theksoi ajo.

Të fundit