Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Importuesit: Ulja e akcizës minimale, nëse qeveria ndërhyn te kostot rrezikohet furnizimi me naftë

Qeveria ka ndërmarrë dy vendime për të stabilizuar çmimin e naftës, sipas njoftimit zyrtar nga Agjencia për Media dhe Informim.
Vendimi i parë është që akciza do të ulet në 20% duke synuar lehtësimin e qytetarëve dhe uljen e çmimeve të karburanteve. (matematikisht njoftimi i qeverisë ishte i gabuar, pasi akciza sot është fikse, rreth 39 lekë për litër, dhe në përqindje është vetëm TVSH, por me sa duket ka dashur të thotë që do të ulet 20%!)
Vendimi i dytë është ai kontrollit mbi marzhet e fitimit dhe çmimet tavan, me synim mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet në treg. Bordi do të vendosë marzhet e fitimit për shoqëritë e tregtimit të karburanteve, në 3 lekë për litër (shumicë) dhe 12 lekë për litër në pakicë, duke synuar më shumë transparencë dhe kontroll. Bordi do të vendosë çmime tavan sipas tregjeve ndërkombëtare dhe shkeljet ndëshkohen deri në pezullim licence.
Gjatë ditës së djeshme, nafta u rrit në pikat kryesore të tregtimit të karburantit me 10-15 lekë për litër, duke arritur në 214 lekë, niveli më i lartë që nga kriza e luftës Rusi-Ukrainë, nga 170-175 lekë për litër që ishte deri në fund të shkurtit.
Cili do të jetë efekti në treg i uljes së akcizës
Lidhur me vendimin për uljen e akcizës, efekti në treg pritet të jetë rreth 8-10 lekë për litër.
Luigj Aliaj, nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve thotë se ulja e akcizës është realisht minimale dhe i tillë është dhe efekti që do të japë në treg. “10 lekë për litër nuk janë asgjë. Vetëm dje çmimet u rritën me 14 lekë për litër. Qeveria mund ta nginte tërësisht këtë taksë në mënyrë të përkohshme, që do të jepte një ndikim më të fortë prej 40 lekë për litër.
Importuesit: Qeveria nuk po ndërhyn në fitim, por në marzhet e operimit, rrezikohet furnizimi me naftë
Për importuesit, qeveria po ngatërron marzhet e fitimit, me marzhet e tregtimit e operimit. Marzhi i fitimit prej 12 lekë që ka vendosur qeveria mbi çmimin e blerjes dhe taksat nuk mjafton për të mbuluar kostot e operimit nga dalja e karburantit nga depo deri në pikat e furnizimit me pakicë, që janë rreth 18-19 lekë për litër, ndërkohë që as që bëhet fjalë për fitim.
“Nëse do të tentohet të vendosen çmime me borde e shpikje shqiptare, që janë më të ulëta sesa kostot e blerjes + taksa+ shpenzimet e operimi do të rrezikohet shumë që tregu të mbetet pa naftë, pasi askush në afat të shkurtër nuk do të furnizojë tregun me humbje. Kështu që bëjnë mirë qeveritarët që manipulojnë opinionin se tregtarët po fitojnë shumë, që të bëhen gati të përdorin idetë e tyre brilante të furnizojnë tregun me çmime të lira. Fushën bosh e kanë, asnjë pengesë ligjore nuk kanë. Rruga normale siç na mëson sistemi ekonomik qe kemi zgjedhur të jetojmë është ulje taksash, subvencion në degët me ndikim dhe mbështetje me garanci sovrane për tregun, pasi në këto kushte duhet dyfish kapital për operim”, thotë Luigj Aliaj nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve.
“Po qe se situata ndërkombëtare vazhdon dhe maksimumi dy muaj po kështu, çmimi do të jetë shqetësimi më i vogël. Nuk do të ketë fare furnizim”, paralajmëron ai.
Sipas Aliajt, nga 130 lekë për litër, që janë taksa 100 lekë paguhen direk në doganë (taksa e qarkullimit 27 lekë për litër, akciza 39 lekë për litër, TVSh rreth 30 lekë për litër), të tjera janë taksa lokale. Vetëm kosto në shumicë ka arritur në 200 lekë për litër. Më pas duhen llogaritur, transporti, shpenzime bankare, paga, siguracion, taksat lokale, amortizimi etj. Kostot variojnë dhe sipas rretheve e pikave. 1 autobot nga depo në Tiranë ka kosto transporti 3 lekë për litër, ndërsa në Dibër 7 lekë për litër. Shpenzimet operative të pikave të vogla janë më të mëdha se të atyre të mëdha dhe ato pritet të goditen më shumë nga ndërhyrja e çmimeve.
“Në vend që të krijohet Bordi, shteti le të krijojë menjëherë Entin Shtetëror të tregtimit të Karburanteve. Infrastrukturën po ia ofrojmë ne falas dhe le të sjellë ai naftë me çmime më të lira”, thotë Aliaj, duke shtuar se shqetësimi real në këto momente është siguria e furnizimit me naftë. “Nëse kriza përshkallëzohet dhe prodhimi global tkurret, operatorët e vegjël nuk do të ketë fuqi të furnizohen me karburant”.
Sot, rreth 50% e naftës në vend importohet direkt nga Arabia Saudite dhe India dhe pjesa tjetër kryesisht nga vendet e Europës.
Sektori i karburanteve në vend qarkullon volume të mëdha, po ka ndër normat më të ulëta të fitimit. Sipas të dhënave nga bilancet e 2024-s, norma e fitimit para taksave për operatorët e shumicës është rreth 0.5%, ndërsa për tregtuesit e pakicës midis 2 deri në 4.5%.
Rekordi i naftës në vend ka qenë 265 lekë për litër (me bekimin e Bordit)
Rekordi i naftës në vend është arritur në 265 lekë për litër në qershor 2022, pas përshkallëzimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas të dhënave të ruajtura nga Monitor. Edhe në atë kohë, qeveria ngriti Bordin e transparencës që në 12 mars. Në kohën që Bordi u krijua, nafta ishte rreth 230-235 lekë për litër dhe krijimi i Bordit nuk pengoi në rritjen e çmimeve, që kulmuan në qershor dhe qëndruan mbi 200 lekë për litër për muaj të tërë. (shih grafikun në fund).
Megjithatë, edhe importuesit, pas tetorit 2024 për mbi një vit mbajtën çmime të pandryshuar në 170-175 lekë për litër, duke mos reflektuar ulje në bursa, që historikisht janë më të ngadalta sesa lëvizjet në rritje!/ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38