Flash News

E-TJERA

Imzot Arjan Dodaj mesazh për ndarjen nga jeta të Janullatos

Imzot Arjan Dodaj mesazh për ndarjen nga jeta të Janullatos

Ipeshkëv i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për Arqipeshkvin Metropolit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë sot.

Në njoftimin e bërë, Imzot Dodaj shpreh ngushëllime për Kryepeshkopin Janullatos.

“Pushofsh në paqe i dashur Arqipeshkvi Metropolit Anastas! Gëzo për amshim jetën e pasosur në Zotin tonë Jezus Krishti, së bashku me Nënën e shenjtë Theotokos dhe me shenjtorët dhe engjëjt!”, shkruan Imzot Dodaj.

Ai ka theksuar kontributin e rëndësishëm të Metropolit Anastas për vëllazërinë dhe unitetin e të krishterëve, si dhe angazhimin e tij të palodhur për dialogun ndërfetar.

“Faleminderit për vëllazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar”, shtoi ai.

Të fundit