Flash News

E-TJERA

Ina Zhupa shpjegon programin e PD për rininë: 5 mln euro në vit për sipërmarrjet që do krijohen nga të rinjtë

Ina Zhupa shpjegon programin e PD për rininë: 5 mln euro në vit

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka shpjeguar në një video të shkurtër bashkëbiseduese, programin e PD për rininë, të cilin e prezantuan disa ditë më parë.

Teksa sqaroi mundësitë për punësimin e të rinjve, Zhupa shtoi se fillimisht do të ketë 5 milion euro në vit si mbështetje për sipërmarrjet që do të krijohen nga vetë të rinjtë.

E pyetur nëse kanë menduar të kthejnë të rinjtë që tashmë kanë ikur nga Shqipëria, Zhupa tha se ka dhe programe ”Brain Gain” për pagesën në një vit të profesionistëve që kthehen, si dhe lehtësira fiskale për kontratat e punës përtej periudhës 1-vjeçare.

Komunikim i plotë:

Jona: Përshëndetje Ina!

Ina Zhupa: Përshëndetje Jona!

Jona: Dy shoqet e mija më të mira duan të ikin nga Shqipëria për shkak se janë pa punë. Çfarë mundësie do të krijoni për të rinjtë që të punësohen dhe të mos mendojnë largimin?

Ina Zhupa: Ne do të vëmë në dispozicion 5 milionë euro çdo vit për mbështetjen e sipërmarrjeve që do të krijohen nga vet të rinjtë. Nëse ke një ide për biznes, ne do të mbështesim që të punësosh veten por pse jo edhe të tjerët. Çdo biznesi që do të bëjë një kontratë pune për një të ri ne do t’i japim një mijë euro nga fondi i punësimit për pagesën e taksave.

Jona: Po për ata të rinj të shkolluar që tashmë kanë ikur nga Shqipëria, e keni menduar që t’i shtyni që të rikthehen?

Ina Zhupa: Po, kemi programe “Brain Gain” për mundësimin e pagesës një vit të çdo profesionisti të ri që do të kthehet përsëri në vend, gjithashtu ne do krijojmë lehtësira fiskale për kontratat e punës përtej një viti.

Jona: Faleminderit Ina!

Ina Zhupa: Faleminderit! Jona mos harro, më 25 prill “Rinia Fiton”, “Shqipëria Fiton”.

Të fundit