Flash News

E-TJERA

Inagurohet rruga me emrin e Fan Nolit në New York

Inagurohet rruga me emrin e Fan Nolit në New York

Në një lagje të SHBA-së, në Morris Park në Bronx të New York-ut, është inaguruar rruga me emrin e shkrimtarit, dhe klerikut shqiptar politikanit Fan Stilian Noli.

Lajmin e ka bërë të ditur politikani shqiptar në Amerikë, Mark Gjonaj. Emri i rrugës u bë për nder të shkrimtarit, studiuesit, diplomatit shqiptar dhe themeluesit të Kishës Ortodokose Shqiptare.

“Një moment krenarie feste për shqiptarët amerikanë teksa zbuluam Rrugën Fan Noli në seksionin Morris Park të Bronksit, për nder të një lideri, shkrimtari, studiuesi, diplomati shqiptar dhe themeluesi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe Vatrës, Federata Panshqiptare e Amerikës”, shkruan Gjonaj në Twtter.

Emërtimi i rrugës në nder të Nolit, u shoqërua me ‘përplasje’ mes Këshillit Bashkiak të New York-ut dhe komunitetit shqiptar në Amerikë. Anëtarja e Këshillit Bashkiak Marjorie Velazquez bllokoi emërtimin e kësaj rruge në ndër të Fan Nolit dhe kërkesën e drejtuar nga qytetarët shqiptaro-amerikanë.

Si shkrimtar, Noli ka shkruar dhe përkthyer një sërë tekstesh nga zhanre të ndryshme dhe ka kontribuar në gazetarinë e kohës si regjisor, redaktor dhe shkrimtar në disa botime periodike.

Të fundit