Flash News

E-TJERA

Inceneratorët, Meta: Ulëritëse! Kush mban përgjegjësi për transaksionet miliona euro?

Inceneratorët, Meta: Ulëritëse! Kush mban përgjegjësi

Presidenti Ilir Meta doli sot në një deklaratë për mediat, ku foli edhe për çështjen e inceneratorëve, të cilën e konsideroi babëzia e shekullit.

Ai ka sjellë në vëmendje se është bërë evazion fiskal, duke evidentuar se janë përfshirë në skemë të moshuar në azile, emigrantë që punojnë në Greqi apo persona që nuk jetojnë më.

Meta thotë se është e papranueshme nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe nga noterët që bëjnë veprime të tilla. Kreu i Shtetit ka ngritur pyetjen se kush mban përgjegjësi për këtë skandal.

Ndërsa paralajmëroi se ka shumë për t’u “zbuluar” ende, presidenti thotë se kjo është një situatë tronditëse.

“Përveç pensionistëve që janë në azile, që figurojë në mënyrë të paditur me veprime që kapërcejnë mbi 30 milionë euro, çobanit që është në Greqi me rrogë 300 euro, që figuron me veprime të pakryera nga ai, me miliona euro këtu.

Së fundmi për fat të keq për të kuptuar dramaticitetin dhe imoralitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie që është babëzia e shekullit, thjesht t’u zbuluan faktet dhe për një qytetare të ndjerë që është ndarë nga kjo botë para 5 vitesh. Me firmën e saj gjatë këtyre viteve janë kryer transaksione 5-6 milionë euro. Kjo është ulëritëse, tronditëse.

Sot shohim një situatë të rëndë korrupsioni, flagrante, shohim se në këtë kohë krize, ku qytetarët janë të rrezikuar që nga mbrojtja e shëndetit, shohim se askush nuk mban përgjegjësi. Çfarë është kjo QKB që pranon të bëjë veprime të tilla? Çfarë janë këto noterë që bëjnë këto veprime?

Kush mban përgjegjësi për këto skandale që vetëm thellohen. Si mund të vazhdohet afera e inceneratorëve, kur dihet që paratë shkojnë për llogari të krimit. Ende nuk ka filluar edhe maja e ajsbergut me aferën e inceneratorëve. Po shkelet në mënyrë të ndërgjegjshme Kushtetuta dhe po nxirren jashtë artistë, specialistë, shoqëria civile sikundër e keni parë edhe ju sot”, tha ai.

 

Të fundit