Flash News

E-TJERA

Inceneratorët, zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos në SPAK: Kontratën për tim at nuk e ka firmosur Klodian Zoto

 Inceneratorët, zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos në SPAK:

Zbardhet një pjesë nga dëshmia e ish-deputetit Alqi Bllako dhënë sot prokurorëve të SPAK, lidhur me aferën 4.9 mln euro me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. 

Sipas gazetës Panorama, gjatë dëshmisë së tij dy-orëshe, Bllako ka mohuar që të ketë pasur rol vendimmarrës. 

Ish-deputeti socialist e ka përqendruar narrativen e tij mbi procedurat e ndjekura, ku thekson se në asnjërën prej tyre nuk është shkelur ligji.

Mësohet gjithashtu se Bllako ka folur edhe ne lidhje me kontratën e punësimit të të atit, ku deklaroi se ajo nuk është firmosur nga Klodian Zoto.

Sipas tij i ati e ka prishur kontratën e punës në momentin që është firmosur aktmarrëveshja për inceneratorin e Fierit.

 

 

Të fundit