Flash News

E-TJERA

Inceneratorët/ Zbardhet dëshmia e Lefter Kokës në SPAK: Zbatova procedurën, s'kam lidhje me lekët

Inceneratorët/ Zbardhet dëshmia e Lefter Kokës në SPAK:

Është zbardhur dëshmia e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, para SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve për të cilët ndodhet aktualisht në qeli.

Mësohet se në dëshmi, Koka ka deklaruar se nuk ka kryer vepër penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa peshën e fajit ia hedh Komisionit të Posaçëm i cili është marrë edhe me shpronësimin.

“Nuk kam shpërdoruar detyrën. Kam zbatuar të gjithë procedurën dhe kërkesat ligjore. Për shpronësimin, është ngritur një Komision i Posaçëm. Mospublikimi i ofertës tenderuese në fletoren europiane është bërë për shkak se në rastin në fjalë nuk parashikohej në ligj”, ka thënë Koka.

Lidhur me akuzën për falsifikim dokumentesh, Koka ka mohuar të jetë i përfshirë duke thënë “S’është firma ime”.

Lidhur me faturat e kompanive, Koka ka thënë: “Nuk i njoh, nuk kam asnjë lidhje dhe për vlerat që pretendohet që kam shkuar tek Sucra Alba, është kompani e vëllait i cili ndërroi jetë para pak kohësh, nuk kam lidhje. Ka 12 vjet që s’kam asnjë lidhje me këtë kompani. Unë po rri në burg në kundërshtim me ligjin, nuk jam i rrezikshëm dhe nëse do isha në arrest shtëpie, do bëja një mbrojtje efektive. Jam i gatshëm të deklaroj sa herë të më thërrisni.”

Lefter Koka akuzohet se ka përfituar ryshfet 3.7 milionë euro përmes kompanive fiktive në pronësi të miqve dhe familjarëve të tij.

Të fundit