Flash News

E-TJERA

Incident në brigjet e Vlorës, përplasen dy mjete lundruese

Incident në brigjet e Vlorës, përplasen dy mjete lundruese

Një incident është shënuar në brigjet e Vlorës, ku një Jet Ski i Policisë Kufitare është përplasur me një tjetër Jet Ski gjatë një operacioni shpëtimi.

Efektivët e Policisë Kufitare ishin nisur drejt zonës ku një turist me kanoe kishte kërkuar ndihmë. Gjatë ndërhyrjes, mjeti i policisë është përplasur me një Jet Ski tjetër në të cilin ndodheshin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit tjetër ka pësuar lëndime të lehta.

‘Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje.

Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy shtetas. Si pasojë, njëri prej tyre (drejtuesi) ka marrë dëmtime të lehta’, njofton policia.

Të fundit