Flash News

E-TJERA

Incident në selinë blu gjatë konferencës së Alibeajt, ulërima në korridoret e PD, gruaja nxirret jashtë nga sigurimi

Incident në selinë blu gjatë konferencës së Alibeajt,

Një incident është shënuar në ambientet e selisë së PD, teksa kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj po mbante një konferencë për mediat, pas takimit që zhvilloi sot me ish kryeministrin Sali Berisha.

Një grua ka hyrë në sallën e konferencave duke bërtitur ndërsa në dorë tregonte teserën e PD-së.  

Kam vënë këmbën aty që fëmijë dhe kjo është shtëpia e lirisë. Nuk ka tradhtarë, ka vetëm shqiptarë dhe emigrantë që punojnë për Shqipërinë. Mos më tregoni se çfarë dua të bëj se po luftojmë për jetë a vdekje. Mos me prek, mos me prek”, është dëgjuar duke thënë gruaja, ndërsa është nxjerrë jashtë nga sigurimi.


 

Të fundit