Flash News

E-TJERA

Incident para nisjes së derbit, tifozët e Partizanit sulmojnë autobusin e Tiranës

Incident para nisjes së derbit, tifozët e Partizanit sulmojnë

Pak para nisjes së derbit mes Partizanit dhe Tiranës ka ndodhur një incident jashtë stadiumit “Air Albania”.

Tifozët e Partizanit kanë sulmuar autobusin e Tiranës duke i thyer xhamat. Pavarësisht forcave të shumta të sigurisë, tifozët kanë thyer kordonin dhe janë hedhur në sulm drejt autobusit të Tiranës.

Ndeshja e cila starton në 18:30 është e vlefshme për javën e 33-të në Superligë. Më poshtë janë edhe dy formacionet zyrtare të Partizanit dhe Tiranës.

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Berisha, Abazaj Trajner: Orges Shehi

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Sota, Atanaskoski, Maguette, Murataj, Matondo, Rrapaj, Telushi, Da Silva, Mba Trajner: Giovanni Colella

Të fundit