All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

"Indiferencë dhe arrogancë"/ Botuesit shqiptarë përballen me shkelje të të drejtave, qeveria i injoron

All - Paragraf - 1

"Indiferencë dhe arrogancë"/ Botuesit shqiptarë

Komuniteti i botuesve të librit dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka ngritur shqetësim shkeljen e të drejtave të autorit nga fotokopjimet masive, shtypshkrimet ilegale dhe shpërndarja e shitja e paautorizuar e formateve elektronike të librave nga faqe apo site të shumta.

All - Paragraf - 3

Botuesit thonë se shqetësimet e adresuara pranë Ministrisë së Kulturës dhe Kuvendit kanë rënë në “vesh të shurdhër”. Në këto kushte kanë kërkuar mbështetje nga IPA (International Publishers Association).

Sekretari i Përgjithshëm i IPA-s, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe ministres Elva Margariti, ku i evidenton problematikat me të cilat përballen botuesit.

Letra e plotë drejtuar:

The International Publishers Association (Shoqata Ndërkombëtare e Botuesve ) është federata më e madhe e shoqatave të botuesve në botë, me 89 anëtarë në 73 vende, përfshirë Shoqatën e Botuesve Shqiptarë (SHBSH). Shtyllat e punës së IPA-s janë copyright-i dhe liria e botimit.

Jemi vënë në dijeni të një numri problemesh që kanë ndikim dramatik në sektorin e botimeve në Shqipëri dhe po ju shkruajmë për t’u bërë thirrje  autoriteteve shqiptare të punojnë me IPA-n dhe SHBSh, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë dhe efektive.

Problemet konkrete që na janë sjellë në vëmendje janë:

Kopjim i ekzagjeruar i librave për përdorim shkollor:

IPA është e shqetësuar për fotokopjimet e pakontrolluara, ilegale të librave, sidomos atyre që janë pjesë e kurseve të arsimit të lartë. Ndërsa shumë juridiksione lejojnë një fotokopjim të kufizuar, të paguar të librave për përdorim shkollor, me sa kuptojmë  ne, situata në Shqipëri është e ekzagjeruar, me qendrat (dyqanet) e printimeve që shpallin edhe çmimet për fotokopje të plota të botimeve të caktuara. Ky aktivitet I paligjshëm ka pasur një ndikim të dukshëm negativ në shitjet legjitime të librave në Shqipëri.

Këtë çështje do t’ia referojmë Komitetit të Copyrightit të IPA-s.

Pirateria

- Fizike – IPA është në dijeni se ekzistojnë shtypshkronja të paidentifikuara që prodhojnë kopje të rrema të librave fizikë dhe që këto kopje gjenden madje edhe nëpër librari. Kuptojmë se autoritetet tatimore janë vënë në dijeni të kësaj situate, por që nuk ka pasur asnjë zgjidhje. U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të gjejnë një mënyrë për ta ndaluar minimin e bazës tatimore dhe erozionin e interesave legjitimë të botuesve shqiptarë.

-  Digjitale – Ndërsa pirateria fizike vazhdon, pirateria digjitale është po ashtu një problem, pasi një numër sajtesh i bëjnë librat e skanuar të disponueshëm për shkarkim. Jemi në dijeni së Inspektoriati shtetëror i mbikëqyrjes së tregut është vënë në dijeni të këtyre sajteve, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Botimi digjital është një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së botimit dhe adresimi I piraterisë digjitale duhet të jetë një prioritet.

Këto çështje do t’ia referojmë Komitetit të IPA-s për Copyrightin (të drejtën e autorit).  

Liria e botimit

IPA është e shqetësuar për dorëzimin e kontratave të botuesve në Ministrinë  e  Kulturës dhe Zyrën Shqiptare të Copyrightit. Edhe pse kjo praktike formalisht është “vullnetare”, ne kuptojmë se Ministria e Kulturës i certifikon këto Kontrata dhe se moscertifikimi mund të çojë në përjashtimin nga bibliotekat publike, duke e bërë, kësisoj, të detyrueshëm dhe aspak vullnetar dorëzimin e kontratave.

Jemi gjithashtu të shqetësuar se autoritetet e lartpërmendura kërkojnë të informohen rreth Licensing Agreements me botuesit në vende të treta. Traktatet Ndërkombëtare të Copyrightit nuk kërkojnë regjistrim dhe këto praktika ngrenë pikëpyetje për lirinë për të lidhur kontrata dhe lirinë për të botuar në Shqipëri. Ne do t’ia referojmë këtë çështje Komitetit të IPA-s për Lirinë e Botimit.

Marrja e ISBN

IPA është e shqetësuar se në procesin e marrjes së ISBN-ve janë bërë ndryshime që duket se e shmangin Agjencinë shqiptare të akredituar të ISBN-ve (Bibliotekën Kombëtare) në favor të një uebsajti të kontrolluar nga qeveria.

Për më tepër, ky proces kërkon që të ngarkohet një kopje e librit, diçka që normalisht nuk duhet të jetë e nevojshme për marrjen e ISBN-së. IPA do të informojë për këtë International ISBN Agency në Londër (që akrediton agjencitë kombëtare të ISBN).

Do të komunikojmë publikisht për këto shqetësime dhe do mirëprisnim mundësinë për t’i diskutuar këto probleme me ju, bashkë me anëtarin tonë lokal, në një përpjekje për t’i zgjidhur këto shqetësime që kanë një ndikim shkatërrimtar në sektorin shqiptar të botimeve dhe pengojnë zhvillimin e tij në aktivitetin botëror të botimeve.

Të fundit