Flash News

E-TJERA

Infektohet me Covid-19, aktorja e njohur e revoltuar nga karantina: Me ose pa dashje po vrasim njëri - tjetrin

Infektohet me Covid-19, aktorja e njohur e revoltuar nga karantina: Me ose pa

Aktorja Monika Lubonja është infektuar me covid-19 dhe ka nisur të kurohet në shtëpi. Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa shprehet e revoltuar me personat që janë në dijeni të infektimit me covid-19 dhe sërish vijojnë normalisht jetën, duke infektuar të tjerë, që ndoshta për disa mund të sjellë pasoja fatale.

“Jam e mbyllur në shtëpi ,duke u kuruar nga COVID-19.
Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re.
Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne.



Me dashje ose pa dashje ne po vrasim
njëri - tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19.
Vemi deri aty sa ulemi me njëri - tjetrin , pimë kafe, shkojmë dhe për dreka , a darkojmë , qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo ,po në fund e puthim , Po ,po e puthim fort ,madje më fort ,
aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh”.
Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona ,e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë , se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegje ,kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre , a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin ?
Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi ,kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten...
Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri.
Për mua si individ ,si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje.
Ne po vrasim njëri - tjetrin në një formë a ndonjë tjeter.
Zot na jep forcë”, shkruan aktorja.   

Të fundit