Flash News

E-TJERA

Infektohet me Covid-19 ministri Blendi Klosi

Infektohet me Covid-19 ministri Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se ka nisur trajtimin dhe është karantinuar.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Klosi.

Të fundit