Flash News

E-TJERA

Infektohet me koronavirus ministrja e Financave, Anila Denaj

Infektohet me koronavirus ministrja e Financave, Anila Denaj
Foto Ilustruese/ Ministrja e Financave, Anila Denaj

Infektohet me COVID-19, Ministrja e Financave, Anila Denaj. Lajmin ka bërë të ditur vetë ajo përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shkruan se është karantinuar në banesë.

Po ashtu, ministrja u bën apel për të zbatuar rregullat për mbrojtjen nga koronavirus.

“Të dashur miq,

Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.

Ju uroj shëndet të plotë!”, shkruan Denaj.

Të fundit