Flash News

E-TJERA

Infektohet me linë e majmunit i riu shqiptar në Greqi

Infektohet me linë e majmunit i riu shqiptar në Greqi

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton në Magnezi është rasti i parë i lisë së majmunëve në rajonin e Thesalisë.

Mediet greke raportojnë se i riu paraqiti skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u referua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme. Në të njëjtën kohë u mor një mostër e lezioneve të lëkurës, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.

24-vjeçari fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit.

Të fundit