Flash News

E-TJERA

“Informalitet në pagesa”, eksperti tregon pse 90% e pallateve shiten që në themele

“Informalitet në pagesa”, eksperti tregon pse 90% e pallateve

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici ka sqaruar se pse gati 90% e pallateve të reja shiten që në themele, ende pa u ndërtuar.

I ftuar në Euronews Albania, eksperti tha se kjo shihet si një shtytje për fitim duke shtuar se ndërtimi është sektori me informalitetin më të lartë të pagesave. Civici u shpreh se shumica e pagseave bëhen me para në dorë dhe nuk kalojnë në sistem.

“Ky fluks për të investuar në ndërtim lidhet me atë që është investimi më i garantuar dhe më fitimprurës. 90 për qind e pallateve të reja shiten pa u hapur gropa, dhe në këtë sens është shtytje për të pasur një fitim. Është sektori që ka informalitet në pagesa, që shumica bëhen kesh dhe nuk kalojnë në sistem, e njëjta gjë edhe për një pjesë të investimeve gjigante që nuk bëhen thjesht për t’u shitur. Kjo krijon një flluskë dhe flluska në sektorin e ndërtimin ndikohet direkt në ekonomi”, tha Civici.

Të fundit