Flash News

E-TJERA

INSTAT/ 91 aksidente në mars, 118 të plagosur, ndër ta disa të vrarë

INSTAT/ 91 aksidente në mars, 118 të plagosur, ndër ta disa

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 118 persona nga 145 në muajin Mars të vitit 2022.

INSTAT ka publikuar raportin statistikor të aksidenteve gjatë muajit mars.

Aksidentet rrugore, në 80,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 6,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Premte, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të Shtunave.

Në muajin Mars 2023, 41,8 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 17:00-24:00.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, numërohen 263 aksidente rrugore nga 285 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,7 %. Numri i të aksidentuarve është 360 persona nga 392 persona të aksidentuar në tremujorin e parë të vitit 2022. Aksidentet rrugore, në 19,4 % të rasteve, në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 41,7 %.

Të fundit