Flash News

E-TJERA

Instituti Konservator Shqiptar partner i IDU në forumin ndërkombëtar në Zagreb

Instituti Konservator Shqiptar partner i IDU në forumin

Instituti Konservator Shqiptar ka njoftuar se do të jetë partner i International Democrat Union (IDU) në forumin që zhvillohet në Zagreb më 29 dhe 30 prill.

Përmes një njoftimi zyrtar, Instituti shprehet se është “ i nderuar” për këtë bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e forumit që mbledh forcat kryesore të së djathtës në nivel global.

International Democrat Union konsiderohet si një nga organizatat më të mëdha dhe me ndikim të së djathtës në botë, ku bëjnë pjesë forca politike si Republikanët amerikanë, Konservatorët britanikë, si dhe partitë e mëdha europiane të qendrës së djathtë.

Sipas njoftimit, Instituti Konservator Shqiptar synon të kontribuojë në forcimin e aleancës së qendrës së djathtë dhe në diskutimet mbi çështje që ndikojnë në shoqëritë demokratike.

Në kuadër të agjendës, një nga panelet kryesore do t’i kushtohet Ballkanit Perëndimor, me temë “Kufiri i Harruar: Ballkani Perëndimor dhe Premtimi i Papërmbushur i Europës”. Në këtë panel do të marrë pjesë edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.

Reagimi i plote

Jemi të lumtur dhe të nderuar të njoftojmë se këtë vit Instituti Konservator Shqiptar do të jetë një nga partnerët e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) për forumin e Zagrebit që zhvillohet më 29 dhe 30 prill.

IDU është organizata më e madhe dhe influente e të djathtës në Botë, ku bëjnë pjesë Republikanët amerikanë, Konservatorët britanikë, Partitë Popullore Europiane dhe Konservatorët e Riformistët Europianë.

Jemi krenarë që japim kontributin tonë në forcimin e aleancës së qendrës së djathtë dhe kontribuojmë në diskutimet e rëndësishme që ndikojnë në të gjitha shoqëritë tona.

Në Institutin tonë, IDU, partitë anëtare dhe organizatat e saj të lidhura do të gjejnë gjithmonë një partner të besueshëm e të qëndrueshëm në Shqipëri dhe në Ballkan.

Na ndiqni në vijim për panelet dhe për përditësimet nga Forumi.

Instituti Konservator Shqiptar partner i IDU në forumin

Të fundit