Flash News

E-TJERA

Instituti për Bashkitë Shqiptare: Ndërhyrjet e Ramës rrezikojnë kapjen e pushtetit lokal, shkel parimet

Instituti për Bashkitë Shqiptare: Ndërhyrjet e Ramës

Instituti për Bashkitë Shqiptare ka shprehur shqetësimin për ndërhyrjet e fundit të kryeministrit Rama në qeverisjen e pushtetit vendor.

Në një deklaratë, instituti shprehet se urdhrat për shkarkime bien ndesh me primin e shtetit të së drejtës dhe cenojnë autonominë lokale.  

“Çdo presion apo ndërhyrje politike përbën shkelje të Kushtetutës dhe rrezikon kapjen politike të pushtetit lokal. Administrata pulbike duhet të jetë e depolitizuar dhe si e tillë duhet të shërbejë”, thuhet në deklaratë.

Instituti për Bashkitë Shqiptare i bën thirrje kryeminsitrit të distancohet nga ndërhyrjet politike në qeverisjen vendore, të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë, Kartën Evropiane dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore, si edhe i bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të mbrojnë integritetin dhe funksionimin demokratik të pushtetit lokal në Shqipëri.

Instituti për Bashkitë Shqiptare: Ndërhyrjet e Ramës

Të fundit