Flash News

E-TJERA

Integrimi, Borrell kërkon realizimin e reformave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Integrimi, Borrell kërkon realizimin e reformave nga Shqipëria dhe
Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi se BE do të nisë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas plotësimit të reformave nga këto dy shtete.

“Ne jemi duke investuar shumë para për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për realizimin e reformave dhe për përmirësimin e ekonomive të tyre dhe të sistemit politik dhe gjyqësor, në mënyrë që të afrohen me sistemin e BE-së”, tha Borrell, duke folur në një konferencë online, të organizuar nga Këshilli Atlantik.

Ai shtoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në mesin e prioriteteve të bashkëpunimit midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Të fundit