Flash News

E-TJERA

Integrimi i Shqipërisë/ Media gjermane: Rruga është e gjatë. Nëse s’realizohen reformat, procesi ngec

Integrimi i Shqipërisë/ Media gjermane: Rruga është e

Votimi i propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut u pa si pengesa e fundit për anëtarësimin e saj dhe Shqipërisë në BE. Por mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë blloku për të dyja vendet.

Edhe nëse mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, rruga e anëtarësimit të plotë është e gjatë. Kështu shkruan media gjermane, Frankfurter Allgemine Zeitung.

Një studim tregon se procesi i anëtarësimit në BE nuk ka më shumë të bëjë me realitetin politik. Burimi kryesor i studimit është vetë Bashkimi Evropian.

Gjithashtu evidenton se procesi është zgjatur gjithmonë e më shumë, duke sjellë në vëmendje edhe shembuj konkret.

“Letonia, Lituania dhe Sllovakia patën bisedime me komisionin për 34 muaj dhe Estonia, Polonia dhe Sllovenia për 56 muaj përpara se të bëheshin anëtare në vitin 2004. Bullgaria dhe Rumania negociuan për 58 muaj përpara se të anëtarësoheshin në BE në 2007. Rekordin e mëparshëm e mban Kroacia, e cila negocioi për 68 muaj. Negociatat e anëtarësimit po zgjasin gjithnjë e më shumë”, shkruan ajo.

Frankfurter Allgemine Zeitung evidenton se nëse nuk bëhet përparim me reformat, procesi mund të ngecë.

“Nëse kandidatët nuk arrijnë të bëjnë përparim në reformat, procesi i anëtarësimit sigurisht që do të ngecë. Shikoni Turqinë, bisedimet e së cilës, megjithëse nuk kanë përfunduar zyrtarisht, janë ngrirë.

Shqipëria, për shembull, ka qenë kandidate që nga viti 2014, por ende nuk është lejuar të nisë negociatat e anëtarësimit. Megjithatë, sipas raporteve të progresit të BE-së, ajo është më përpara se Serbia, e cila ka vite që negocion anëtarësimin për çështje të tilla si sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit”, thuhet më tej.

Media gjermane nënvizon se “Nuk ka asnjë lidhje midis statusit formal të një vendi dhe nivelit të tij të reformës”.

 

Të fundit