Flash News

E-TJERA

Integrimi/ Komisionerja për Zgjerim: Shqipëria duhet të ketë konsensus kombëtar në proces

Integrimi/ Komisionerja për Zgjerim: Shqipëria duhet të ketë

Komisionerja për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Marta Kos nga Brukseli deklaroi se Shqipëria duhet të jetë e përkushtuar në të gjitha reformat e procesit të integrimit të vendit në union.

Krah kryeministrit Rama, Kos u shpreh se duhet konsensus kombëtar duke përfshirë jo vetëm qeverinë dhe Parlamentin, por edhe shoqërinë civile dhe çdo individ.

“Kam besim në vendosmërinë  Shqipërisë për të punuar fortë për këto negociata dhe mbështetëm te ju që të jeni të përkushtuar për të gjitha reformat për këtë proces dhe duke parë konsensus kombëtare dukë përfshirë jo vetëm qeverinë, Parlamentin, por edhe shoqërinë civile, çdo individ dhe çdo qetet. Negociatat janë siç ju e thatë, një proces që do ketë një impakt pozitive për shoqërinë dhe ekonominë duke sjellë përfitime për ta”, theksoi ajo.

Kos përfundoi duke shprehur besimin se negociatat do të kenë një impakt pozitiv dhe të qëndrueshëm për Shqipërinë, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të vendit në rrugën e tij drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Të fundit