Flash News

E-TJERA

Integrimi/ Maqedonia e Veriut: Askush nuk ia mohon Shqipërisë të ecë para

Integrimi/ Maqedonia e Veriut: Askush nuk ia mohon Shqipërisë të

“Askush nuk ia mohon Shqipërisë të ecë përpara në këtë rrugë”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i RMV, Bujar Osmani.

Në një deklaratë Osmani rikujtoi vitin 2019 kur Maqedonia u bllokua për shkak të Shqipërisë, teksa bëri një përqasje me situatën aktuale ku Maqedonia e Veriut po bllokon Shqipërinë. Sa i përket bllokadës së krijuar Osmani tha se është afatshkurtër.

“Në 2019-ën ishte ‘po’ për ne dhe ‘jo’ për Shqipërinë. Tani është ‘po’ për Shqipërinë, ‘jo’ për ne. Nëse shohim vetëm rezultatin e momentit mund të jetë vetëm interes afatshkurtër. Unë mendoj se deri në një fazë të caktuar të procesit duhet të jemi bashkë. Mirëpo, askush nuk ia mohon Shqipërisë që të kërkojë të ecë përpara në këtë rrugë”, tha Osmani.

Ministri falënderoi edhe përkrahjen që kryeministri Rama i ka dhënë deri tani RMV-së në integrim.

“Ne jemi falënderues për qëndrimin e Shqipërisë. Ka qenë e jashtëzakonshme që ju të shkoni kundër interesit tuaj dhe të thoshit ‘e presim Maqedoninë e Veriut’ ka qenë e jashtëzakonshme”, shtoi Osmani.

Të fundit