Flash News

E-TJERA

Integrimi/ Pas Holandës, Danimarka dhe Spanja pro dritës jeshile për Shqipërinë

Integrimi/ Pas Holandës, Danimarka dhe Spanja pro dritës jeshile
Foto ilustruese

Pas Holandës, dy shtete të tjera janë pro çeljes së negociatave për Shqipërinë. Danimarka dhe Spanja janë dakord që BE të nisë bisedimet e anëtarësimit me vendin tonë.

Kështu raporton "Abc news", ndërsa shton se Danimarka dhe Spanja mbështesin raportin e Komisionit Evropian të prezantuar në 12 maj. Sipas tyre, Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm për mbajten e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri

Spanja kundërshton ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria dhe evidenton se progresi lidhet me reformat e integrimit. MV mbahet peng nga vetoja e Bullgarisë, për shkak të konfliktit që kanë dy shtetet.

Më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit