Flash News

E-TJERA

Inter shokon Barcelonën, katalanasit përmbysen në ‘Camp Nou’

Inter shokon Barcelonën, katalanasit përmbysen në ‘Camp

Surpriza e Champions League mbrëmjen e djeshme ishte sfida Barcelona-Inter. Katalanasit nuk arritën të dhurojnë dot spektakël në ‘Camp Nou’, duke u skualifikuar në fazën e grupeve.

Teksa të gjithë prisnin një Inter të mbrojtur dhe një skuadër në gjysmë fushë, Inzaghi ‘zhgënjeu’. Interi arriti të tregonte potencialin dhe Barcelona nuk u shfaq superiore dhe kampione.

I pari që zhbllokoi sfidën ishte Dembele i cili çoi në avantazh Barcelonën në minutën e 40’. Me fillimin e pjesës së dytë një gafë e Pique, i dha mundësinë Barella-s të barazonte në minutën e 50-të.

Në minutën e 63-të Martinez dërgoi në rrjetën e Ter Stegen topin duke çuar shifrat në 1-2.

Pas disa tentativash, Robert Lewandowski gjeti mundësinë për të shkundur rrjetën në minutën e 82-të duke barazuar shifrat në 2-2. Inzaghi hodhi në fushë edhe Kristjan Asllanin, ndërsa më herë aktivizoi edhe Robin Gosens. 

Ishte sërish Lewandowski i cili në minutën e 92-të i cili barazoi rezultatin 3-3. Por, kur dukej se llogaritë ishin mbyllur Kristjan Asllani pati në këmbë topin e artë. I  vetëm përballë Ter Stegen Asllani as nuk shënoi dhe as nuk e shërbeu topin, duke i falur gjithçka Interit.

Të fundit