Flash News

E-TJERA

Interi një hap larg titullit kampion, mposht Crotonen me rezultatin 0-2

Interi një hap larg titullit kampion, mposht Crotonen me rezultatin 0-2
Foto ilustruese

Interi mposhti 0-2 Crotonen dhe tashmë është vetëm një pikë larg titullit, i cili i mungon prej 11 vitesh. Golat u shënuan nga Ashraf Hakimi dhe Kristian Eriksen.

Me këtë fitore zikaltrit shkojnë në kuotën e 82 pikëve dhe shpallen kampion në rast se Atalanta barazon ose humbet në sfidën ndaj Sasuolos ditën e nesërme.

Interi kishte mundësi për një rezultat më të thellë, pasi Lukaku dhe Martinez goditën dy herë shtyllën. Në pjesën e dytë Antonio Conte bëri disa zëvendësime.

Të fundit