Flash News

E-TJERA

Interpelanca për Parkun e Divjakës/ Kumbaro ‘show’ me 50-lekshin në Kuvend. Deputetja e PD: Je e neveritshme

Interpelanca për Parkun e Divjakës/ Kumbaro ‘show’ me

Me debate është zhvilluar në Kuvend interpelanca e sotme e kërkuar nga deputetja e PD-së, Ilda Dhori me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, lidhur me me pagesën elektronike që parashikohet të vendoset në Parkun e Karavastasë.

Deputetja e PD-së Ilda Dhori akuzoi ministrinë  se po taksojnë qytetarët pa të drejtë dhe se askush nuk po mendon më për trashëgiminë kulturore.

“Akush nuk po mendon për banorët, popullin e trashëgiminë kulturore në Divjakë. Kërkoni me kokëfortësi dhe padije të bllokohet një rrugë kombëtare. Rruga në fjalë është një rrugë  A keni informacion se sa janë të ardhurat vjetore që vilen nga parku kombëtar? Ku shkojnë? A keni interes? A janë të ardhurat të mjaftueshme? Jam e sigurt që s’jeni asnjë studim po vetëm moton tuaj: vidh e zhvat sa të mundesh.”- tha Dhori.

Kumbaro drejtoi nga salla në parlament një monedhë 50 lekëshe duke ironizuar kundërshtimin e opozitës për vendosjen e kësaj tarife për të hyrë në park.

“Jam këtu për një interpelancë urgjente. Kështu thoshte letra dhe arsyeja është kjo. Arsyeja është kjo monedhë 50 lekëshe. Sepse ky është çmimi i biletës individuale për të hyrë në çdo park kombëtar me infrastrukturë të dedikuar për vizitorët. Mund të vizitoni parkun, qendrën e vizitorëve. Mund të bëni vizita me udhërfyes të parkut", tha ministrja. 

Ministrja i la në fund disa monedha deputetes, gjest sipas Dhorit është i neveritshëm. 

 

 

 

Të fundit