Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista ekskluzive e Ryerson: Konflikti me komunistët në Tiranë dhe aksesi te qeveria Berisha. Pritja e tronditi Baker-in
Ambasadori William E. Ryerson u lind në New Jersey në vitin 1936. Ai u diplomua nga Universiteti Cornell në 1960 dhe hyri në Shërbimin e Jashtëm në 1961. Karriera e tij në Shërbimin e Jashtëm përfshinte pozicione në Gjermani, Shqipëri, Barbados dhe Jugosllavi. Ambasadori Ryerson u intervistua nga William D. Morgan në 26 qershor, 1992.
Pyetje: Bill, duhet të jetë interesante që të fillosh në Berlin dhe të flasësh për ndjekjet nga pas dhe vitin 1961, dhe të jesh, ku ma gjete, në vitin 1992 në Shqipëri, duke parë pas. Ne të gjithë jemi të mahnitur, veçanërisht ata që kanë shërbyer në atë pjesë të botës - Bashkimin Sovjetik, ose kudo – kur mendojmë për ngjarjet. Është e pabesueshme. Ju duhet të jeni, ndoshta një nga njerëzit e parë në botë që tronditet nga ajo që ka ndodhur. Ndonjë koment për këtë? Ju zakonisht keni shumë komente.
RYERSON: Sa ditë më duhet të flas? Në fakt ka një paralele kureshtare me Berlinin. Dhe, me sa di unë jam i vetmi person që do të më rastiste të shihja vizitën e John F. Kennedy në Berlin dhe James Baker, në Tiranë. Pritja ishte e ndryshme, padyshim; Berlini dhe Tirana janë qytete shumë të ndryshme. Dhe shqiptarët jetuan në izolim dhe vetëizolim për gjysmëm shekulli. Por, një lumë i madh njerëzish, një emocion i madh që shpërthen, kjo ndodhi kur Kennedy shkoi në Berlin dhe ndodhi përsëri kur erdhi sekretari Baker në Tiranë në qershor '91. Ato janë përvoja shumë të ngjashme. Ato janë pikëçuditëset në të dy anët e karrierës sime, si të thuash.
Pyetje: Po. Pra, Baker kishte një përvojë të krahasueshme në Berlin? A kishte diçka për të thënë?
RYERSON: Ai kishte diçka për të thënë, e ktheu vizitën e tij tre orë e gjysmë në rreth gjashtë orë. Kur dëgjoi nga zëvendësi im dhe nga unë, se disa ditë më parë atje kishte patur manifestime që çuan në ...
Pyetje: Ju ishit në Tiranë në atë kohë?
RYERSON: Unë isha në Tiranë si një lloj pararoje. Ata kishin nevojë për dikë në Tiranë. Flisja pak shqip, të cilën e kisha mësuar vetë në Beograd. Dhe unë isha atje sa për të thënë derisa të mund të emërohej një ambasador. Më çuan fjalë, gjashtë ditë njoftim, se po vinte Sekretari i Shtetit. Bam! Dhe, ju lutemi, të jeni nesër në aeroport për të marrë tre, jo pesë vetë, nga ekipi paraprak që po vjen.
Në thelb këto ishin përpjekjet për të parë çka ishte e nevojshme për krijimin e një ambasade të re. Ne e dinim se çfarë duhej bërë për ta ngritur. Ne zotëronim prona në Tiranë. Ne zotëronim, rreth pesë hektarë, dhe një ndërtesë që ishte ngritur për ne.
Pyetje: Kjo ishte në vitin 19-?
RYERSON: Në vitet 1929-30. Ishte ndërtuar nga Shkolla Amerikane e Tiranës. E themeluar nga Kryqi i Kuq Amerikan. Ju doni detaje për Shqipërinë, unë mund t'ju jap detaje për Shqipërinë.
Pyetje: Këto ditë, nuk mendoj se ka ndonjë detaj për Shqipërinë. (qesh) Ato janë të gjitha histori unike.
RYERSON: Po, ashtu është.... Gjithsesi, Sekretari mori vesh se kishte patur një reagim të mrekullueshëm, sepse Chris Hill dhe unë kishim shkuar së pari në Kavajë.
Pyetje: Hill?
RYERSON: Hill. Në këtë kohë ai është zëvendësi im. Unë e zgjodha atë si DCM (Zëvendës shef të misionit), bazuar kryesisht në përvojën e asaj jave në Tiranë. Ne u mobilizuam. A jeni brohoritur ndonjëherë nga një turmë prej rreth 7000 njerëzish?
Pyetje: Jo, as edhe nga një person! Nuk mendoj, por…
RYERSON: Dhe foshnjat që i shtynin drejt teje që t’i puthje, në fakt njerëz që mbanin lart fëmijët dhe i shtynin drejt nesh që ne t’i puthnim!
Pyetje: Në vend të një autografi, ata donin që ju të puthnit fëmijën e tyre?
RYERSON: Po, të puthnim fëmijët e tyre dhe ne kontaktuam me shpurën e Sekretarit dhe u thamë, e dini, shtrëngoni këllqet, sepse kur të arrini këtu do të keni mjaft punë. Sekretari dëgjoi në lidhje me këtë, dhe vendosi që nëse shumë njerëz do të dilnin për ta përshëndetur, ai duhet të thoshte diçka. Dhe kjo ishte fillesa e asaj që më pas u bë fjalimi i tij para afërsisht dhjetë përqind të popullsisë së Shqipërisë, e cila doli në Tiranë për ta pritur. Dhe më prekësja nga të tëra, ishte një pankartë në turmë, në anglisht që thoshte "Zoti Baker, ne kemi pritur 50 vjet për vizitën tuaj!"
Pyetje: Uau! Duhet të jetë prekur. Disa prej nesh e shohin zotin Baker si peshk gjysmë të ftohtë, por kjo duhet të ketë qenë shume emocionale ...
RYERSON: Kam hasur njerëz të tjerë që ma kanë thënë këtë, që ai është shpesh joemocional; por, jo kësaj here. Pothuajse u trondit. Turma e përmbyti autokolonën, duke puthur xhamin e përparmë të makinës së tij. Ata po puthnin xhamin e përparmë të makinës ku hipa unë dhe unë isha katër makina pas të parës! Gruaja e një zyrtari të lartë, anëtar i Partisë komuniste, tha se kur ishte në platformë me Z. Baker në shesh, për herë të parë në jetën e tij ai ndjeu se mund të fliste lirshëm atë që mendonte.
Pyetje: Ishte me të vërtetë një komb i robëruar, apo jo!
RYERSON: Ishte një komb i robëruar dhe ajo vizitë ishte një katarsis. Thjesht një çlirim!
Pyetje: Ne e dimë që nuk mund ta shpenzojmë të gjithë këtë intervistë për Shqipërinë. Ne duhet t'ju sjellim deri në ditët tuaja të Berlinit. Por sidoqoftë, na tregoni, pasi keni shkuar atje si ambasador,
çfarë keni vënë re për sa i përket reagimit të tyre për ndaj lirisë, ose të qenit më të lirë? Si është manifestuar kjo?
RYERSON: Frika ka rënë. U manifestua në një votë të madhe për të rrëzuar sharlatanët. Më 22 Mars, të këtij viti, kur zgjodhën qeverinë e parë demokratike që nga viti 1924.
Pyetje: Kur u larguam, kur përfunduan marrëdhëniet tona?
RYERSON: U përfunduan nga pushtimi italian i vitit 1939. Ne dërguam një mision në 1945-46, dhe misioni u tërhoq në Nëntor të '46, sepse nuk mund të arrinim askund apo të bënim sadopak, sepse regjimi ishte thjesht i tmerrshëm në të gjitha kuptimet e termit. Por kjo nuk ishte vetëm për ne, ishte për botën. Ata ishin të tmerrshëm me botën! Ata ishin ideologjikisht komunistë shumë puritanë. U prishën me zhurmë me Titon në vitin 1948, kur Tito u dëbua nga Kominterni. U prishën me sovjetikët në vitin 1961, në fakt prishën marrëdhëniet diplomatike, për shkak të devijimit djathtist nga Hrushovi. Dhe shqiptarët kishin të drejtë.
Pyetje: Ai me të vërtetë ishte një devijant! (qesh)
RYERSON: Dhe, në thelb, edhe pse nuk i prishën marrëdhëniet diplomatike, ata i ndërprenë marrdhëniet me Kinën, e cila po flirtonte me Richard Nixon.
Pyetje: Nuk kishte mbetur askush tjetër përveç shqiptarëve për të qenë marksistë të pastër.
RYERSON: Hej, nëse je puritan, nuk e vret mendjen! Por rezultati ishte ...
Pyetje: Shkatërrimi i kombit!
RYERSON: Shkatërrim i tmerrshëm, i tmerrshëm shpirtëror, asnjë investim në vend, në thelb që nga viti ‘78 kur u ndanë me Kinën, ata po jetonin me rezervat e kapitalit.
Pyetje: Çfarë lloj kapitali kishin? A kishin rezerva të çfarëdo lloji?
RYERSON: Ata kanë rezerva. Kanë potencial për turizëm, ende e kanë. Shumë pak infrastrukturë për ta mbështetur, por plazhe të mrekullueshëm të paprishur dhe masive malore. Bakër, krom, prodhuesi i tretë më i madh i kromit në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut... ca ferro-nikel, dhe naftë.
Pyetje: Pra, shumë nga puna juaj tani si ambasador është që të bëni që interesat amerikane të devijohen andej, dhe marrëveshje midis vendeve që kjo të shfrytëzohet, në kuptimin e mirë të fjalës.
RYERSON: Po. Shfrytëzim i burimeve, inkurajim i investimeve, nxitje e interesit të biznesit amerikan. Ekziston një lidhje e natyrshme, me SHBA -në, dhe ajo pritje që mori Baker, ishte unike për Shtetet e Bashkuara. Kishte një vizitë ... një javë e gjysmë më parë të ministrit të Jashtëm Italian dhe atij gjerman...
Pyetje: Vendet logjikisht më të afërta.
RYERSON: Po. De Michelis dhe Genscher ishin të dy atje! Dhe brenda një jave nga udhëtimi i Genscher, ishte Baker, dhe ju e dini, disa mijëra njerëz dolën për të parë Genscher. Unë e di, unë isha atje, e pashë. Por ... nuk ishte asgjë e ngjashme me pritjen e Baker. Lidhja e dashurisë së shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara filloi me Woodrow Wilson, i cili nuk lejoi që vendi të fshihej nga harta e Europës!
Pyetje: Po kërkonin ta ndanin…
RYERSON: Po. Konferenca e Paqes në Paris, dhe Serbia, Greqia, Italia dhe Franca ...
Pyetje: Do ta ndanin…
RYERSON: Dhe ai tha "nuk ka për të ndodhur kjo", dhe ashtu u bë. Dhe lidhja e dashurisë vazhdoi kur në qershor të '24, themeluesi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Peshkopi Fan Noli që e themeloi kishën në Boston, ju lutemi vijeni re këtë, u bë Kryeministër. Ai u rrëzua nga Ahmet Zogu, Ministri i Brendshëm i atëhershëm, më vonë Mbreti Zog. Por, po, ekziston kjo lidhje amerikane.
…..
Pyetje: Ju mund të merrni vizë nga një (ent) shqiptar ...
RYERSON: Jashtë Shteteve të Bashkuara. Ata nuk po lëshojnë ende viza, këtu. Dhe shpresoj që t’i bind ata që të heqin kërkesën për vizë dhe kam biseduar për këtë me ministrin e Jashtëm dhe me Presidentin. Kam folur me kryeministrin. Niveli i aksesit ështëi pabesueshëm. Pjesërisht, rrjedh nga ajo që Partia Komuniste e quajti ndërhyrjen time në punët e brendshme të Shqipërisë gjatë fushatës elektorale.
Pyetje: Epo, a u ngatërruat në punët e brendshme?
RYERSON: Kështu po thonë. Unë fola në favor të demokracisë, dhe komunistët zgjodhën ta interpretojnë këtë si favorizim të Partisë Demokratike. E futa veten në kurth nga...
Pyetje: Ju ishit tashmë atje si ambasador?
RYERSON: Po. Kjo ishte në pranverën e '92. Por në shkurt, në fillim të shkurtit, unë isha në Korçë. Dhe një ditë më parë i bëra thirrje drejtuesit të Partisë Komuniste, Partisë Socialiste, siç e quan veten. Dhe në lajmet e asaj mbrëmjeje në televizionin u shfaq një pamje mjaft e pjesshme e diskutimit tim. Nuk e kisha pritur as mbulimin televiziv dheas gjithë atë zhurmë. Dhe pastaj, u shfaqa të nesërmen në Korçë, e cila është në Juglindje, në një takim publik ...
Pyetje: Një shqiptar për së mbari ... u kuptuat, me fjalë të tjera.
RYERSON: Jo, nuk u kuptova, po përdorja një përkthyes. Dhe më pyetën pse e kisha bërë këtë, po atë tjetrën, dhe u thashë, kujtoja se isha në dorë të mikpritjes shqiptare, dhe mendova se kisha të bëja me një shqiptar dhe me sa duket e paskësha patur gabim. Siç doli, ai nuk po vepronte sipas traditës shqiptare. Dhe shtova "... sa për komunistët, u uroj atyre një jetë të gjatë dhe shëndet të mirë ". Mund t’i shihje sytë e zgurdulluar të auditorit.
Pyetje: Diku tjetër! (qesh)
RYERSON: "Dhe papunësinë time pas zgjedhjeve të marsit." (qesh)
Pyetje: Oh, e bukur! (qesh)
RYERSON: Kjo e zemëroi partinë shumë, ata lëshuan një deklaratë duke thënë se ishin të sigurt se kjo ishte pikëpamja personale e Ryerson.
Pyetje: Dhe pyesni zotin Jelcin, ai ka pikëpamje të ngjashme!
RYERSON: Epo, ata qenë vërtet budallenj; ata e publikuan këtë deklaratë dhe citimin tim në faqen e parë të rrogozit të partisë, kështu që u përhap në të gjithë vendin! Dhe, në takimin tim të ardhshëm të hapur i falenderova për publikimin. Kjo nuk u raportua, siç mund ta imagjinoni.
Pyetje: Ata po mësojnë! (qesh) Dhe ju e ndani këtë, jam i sigurt me të tjerët, ndoshta me ambasadorin tonë në Kuvajt, i cili akuzohet për të njëjtën gjë! Të folurit në favor të demokracisë (qesh) në një vend që sapo e bëmë më demokratik, me gjasë.
RYERSON: Po, epo...
Pyetje: Gjëja është se kjo u vlerësua, jam i sigurt, në finale. U kuptua.
RYERSON: Jam i sigurt se, po. Dhe duke punuar si ne për të promovuar pluralizmin politik atje, gjithashtu na ka dhënë një shkallë mbresëlënëse të aksesit te udhëheqjen aktuale. Eshtë një akses që ne kujdesemi të mos e abuzojmë. Por është një qasje e hapur shumë miqësore. Unë jam këtu, siç e dini, sepse presidenti shqiptar erdhi për të takuar Presidentin Bush, dhe unë doja të vija bashkë me të!
Pyetje: A keni darkuar?
RYERSON: Jo.
Pyetje: Ende nuk ka darkë në Shtëpinë e Bardhë?
RYERSON: Jo. Jo. Kjo ishte një vizitë joformale nga Presidenti Berisha...
Pyetje: Shkoi mirë, shpresoj.
RYERSON: Shkoi mirë. Takimi me Presidentin Bush ishte veçanërisht i mirë. Gjithsesi ...
*Marrë (me shkurtime) nga dosja ‘Albania, Country Reader’ e Departamentit të Shtetit që gjendet në National Archives në Washington DC
Përkthimi nga origjinali: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38