Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Investigimi/ Skema e mashtrimit si laboratorë dhe agjenci udhëtimi në Durrës falsifikojnë tamponët e Covid-19

Fiks fare startoi sezonin e ri me një investigim kryer mbi falsifikimin e tamponëve të Covid-19. Forcimi i rregullave për kalimin e kufirit për shkak të shtimit të numrit të të infektuarve me Covid-19 duket se po i shtyn agjencitë e udhëtimeve dhe laboratorët mjekësorë të kryejnë falsifikime të tamponave pa u shqetësuar nga askush.
Edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka certifikuar vetëm 10 laboratorë për kryerjen e këtij lloj testi, mesa duket për shumë laboratorë të tjerë nuk qenka e vështirë të “vetëlicensohen” për të dhenë tampon të falsifikuar.
Dy agjenci të ndryshme udhëtimi pranë portit të Durrësit, Kristal Travel dhe Ida Agjenci, kryejnë rolin e ndërmjetësit për të nxjerrë përgjigje false të tamponit të covid 19.
Ishin gazetarët e Fiks Fare ata që arritën të dokumentonin me zë dhe figurë mënyrën e falsifikimit të tamponit si edhe siguruan dokumentin me përgjigje ‘Negative’ pa kryer testin. Punonjësja e agjencisë Kristal Travel në momentin që gazetari i Fiksit është interesuar për një biletë udhëtimi bashkë me çmimin e biletës i ka ofruar edhe përgjigjen ‘Negative’ të tamponit Covid-19. Kjo kundrejt një pagese ekstra prej 25 eurosh për një udhëtim drejt Italisë.
Punonjësja në fjalë është shprehur se tamponi negativ do të sigurohej nga ana e agjencisë pa qenë e nevojshme paraqitja pranë laboratorit apo marrja e materialit për analizë. Pas pagesës së kryer nga ana e gazetarëve punonjësja ditën e parë i dha biletën dhe të nesërmen u pajisën edhe me përgjigjen e tamponit ‘Negativ’. Punonjësja e agjencisë Kristal Travel i ka dhënë gazetarëve fletë analizën e siguruar nga Medical Lab me rezultat ‘Negativ’ Rapid Antigent Test Covid-19.
Skandali thellohet edhe më shumë ku agjencia Ida Agjenci, e cila në bashkëpunim me laboratorin Medical Care Lami u jepnin klientëve tampon Covid-19 pa qene pacienti prezent. Ka qenë punonjësja e kësaj agjencie e cila i ka ofruar gazetares një çmim “ofertë” nga 25-30 euro në 25 mijë lekë të vjetra. Kjo sipas saj për arsye se agjencia ka lidhje me laboratorin për favorizimin e klientëve të saj.
Fillimisht gazetarja i ka kërkuar punonjëses së agjencisë që të siguronte tamponin pa e kryer atë pasi kishte fobi. Menjëherë punonjësja u tregua e gatshme për të bashkëpunuar dhe shoqëroi gazetaren për tek laboratori Medical Care Lami dhe pas një bisede me laborantin e kanë lënë gazetaren e Fiksit në pritje për përgjigjen e tamponit që nuk bëri. Laboranti i Medical Care Lami i mori vetëm të dhënat gazetares së Fiksit dhe më pas i tha të largohej. Sipas tij përgjigja do të merrej nga agjencia e udhëtimit. Sapo punonjësja e agjencisë bashkë me gazetaren dolën nga laboratori, punonjësja i ka treguar gazetares se e kishte marrë përgjigjen.
Në momentin e dorëzimit të lekëve në agjenci, gazetarja i ka kërkuar asaj që t’i gjente një tampon për bashkëshortin e saj i cili ishte në udhëtim. Pa hezituar punonjësja ka pranuar duke kërkuar vetëm kartën e identitetit dhe menjëherë është ngritur duke shkuar po tek i njëjti për të siguruar një përgjigje tjetër negative të “Rapid Antigent Test Covid-19”.
Pas marrjes së testit u bë sërisht pagesa për përgjigjen fiktive të tamponit në zyrën e saj, ndërsa i ka kërkuar të mos e bisedonte përmes telefonit me askënd. Po kështu i ka kërkuar gazetares që për familjarët e saj që do të udhëtonin me të për në Itali, mjaftonte vetëm t’i dërgonte në WhatsApp foton e pasaportës. Duke i siguruar çdo lloj dokumenti tjetër të nevojshëm për kalimin sa më të sigurt të kufirit, pa qenë askush prezent.
Agjencia Kristal Travel: “Tampon negativ?Të japim sa të duash”
Punonjësja e agjencisë – Po më thuaj?
Fiksi – Një pyetje kam, për të nxjerr kartat për jashtë, ça janë këto …
Punonjësja e agjencisë – Tamponin?
Fiksi – Tamponin e nxjerr dhe sa kushton ta di unë?
Punonjësja e agjencisë –Tamponi është 25 euro ose 30 mijë lekë ( të vjetra)
Fiksi – E marrë në çast besoj?
Punonjësja e agjencisë – Po e merr për 10 minuta, pa e bër ti fare.Për tamponin, kurse për vaksinën nëse gjen njeri që i bën, na thuaj edhe neve.
Fiksi – Po të paktën me këtë iket, pa problem besoj?
Punonjësja e agjencisë –Po, po më ketë pa problem ikën jashtë, tampon është i vlefshëm. Kur e ke udhëtimin?
Fiksi – Unë në plan e kam për nesër
Punonjësja e agjencisë –Nesër nga dreka?
Fiksi – Po
Punonjësja e agjencisë – Po mirë nuk është problem
Takimi i dytë, prerja e biletës
Punonjësja e agjencisë – Atëherë kishim Durrës – Bari datën 3.Do presësh vetëm një biletë?
Fiksi – Do pres një, m’i bëj të gjitha sa bëjnë me gjithë tampon?
Punonjësja e agjencisë –60 euro e ke
Fiksi – Po tamoni?
Punonjësja e agjencisë –25 euro
Fiksi – Sa shkojnë me lekët tona?
Punonjësja e agjencisë –I don shqiptare?
Fiksi – Shqip, shqip. Sa bëjnë?
Punonjësja e agjencisë –60 + 25 euro që ke tamponin 85 euro. 105 mijë lekë( të vjetra). Shiko do vish nesër në drekë prap që të marrësh çekinin.Do marrësh edhe çekinin edhe tamponin.
Fiksi – Me një fjalë nesër marrë edhe çekinin edhe tamponin?
Punonjësja e agjencisë – Merr çekinin, tamponin dhe je direkt për hyrje.
Marrja e përgjigjes negative të tamponit e falsifikuar
Punonjësja e agjencisë – I ke gati.Çekinin dhe tamponin i ke gati.
Fiksi – Rrofsh
Punonjesja e agjencisë – Asnjë gjë, rrugë të mbarë.
Ida Agjenci: “Bëj sikur hap gojën, tamponin negativ e kam në xhep”
Fiksi – Dua të nisem sot për Itali.
Punonjësja e agjencisë – Duan analiza e tampon
Fiksi – Shkova diku këtu sepse e kam fobi tamponin
Punonjesja e agjencisë – 25 euro ose 30 mijë lekë ( të vjetra) e bëjnë tamponin.Po neve të agjencisë 25 mijë lekë ( të vjetra) jua bëjmë klientëve tanë.
Fiksi – S’e kam problem, thjesht nuk dua ta bëj fare.
Punonjësja e agjencisë –Hajde të ikim bashkë.
Laboranti – Hape pak gojën të lutem? Mbylle gojën. Në rregull?
Laburanti – Emër mbiemër, të lutem?
Fiksi – …..
Laburanti – Mirë për 15 minuta të vjen përgjigjja.Mos prisni e merr zonja përgjigjen mos prit ti. Mirë?
Punonjësja e agjencisë – Unë e mora përgjigjen. Tani unë po iki, ti rri nja pesë minuta e hajde atje.
Fiksi – Ti tek zyra do jesh?
Punonjesja e agjencisë – Po. Tani po ti jap aty edhe kartën edhe ato (përgjigjen e tamponit).
Fiksi – Kuj ti jap lekët, ati atje, apo ty këtu?
Punonjesja e agjencisë –Njësoj është, tani mbaj t’i këto.
Fiksi – Edhe një kartë indentiteti ma sollën.
Punonjësja e agjencisë – Prandaj ja sqarova atij çunit është kështu kështu muhabeti.Prandaj e shkruajti tamponin.
Fiksi – Shkruajti tamoninin ë?
Punonjësja e agjencisë –Shkruajti tamponin sikur e bëre tamponin. Dhe mos flasni nëpër telefona se marrim përgjigje…
Fiksi kërkon një tampon të dytë pa praninë e personit.
Fiksi – Jo unë erdha këtu. Sot me mua nisen
Punonjësja e agjencisë – A nisen me ty? Rri këtu.
Fiksi – Unë po rri këtu ma sill ti këtu sepse të mos shofin mua atje a ndonjë gjë a më kupton?
Punonjësja e agjencisë – Më ke nis një foto?
Fiksi – Karta e indetitetit të burrit.
Punonjësja e agjencisë –Po pra një është
Fiksi – Një është për momentin, kur të vijnë të tjerat.
Punonjësja e agjencisë –E mora.Për atë tjetër pastaj do vish atje.Do vish tek zyra ime?
Fiksi – Po
Punonjësja e agjencisë – Hajde, merre këtë e mbaje në dorë. Ti ik tek shtëpia më ço mua pasaportat dhe vij e bëj unë ( tamponin), në orën 17.00 e mbyll.
Fiksi – Vij e i marrë para se të nisem.
Punonjësja e agjencisë – Unë atij i thashë se janë njerëz të besueshëm se kanë frikë me ba.
Fiksi – Tani lekët e laboratorit të asaj ja jep ti ë?
Punonjësja e agjencisë – Po, po s’ke punë ti, ti merr përgjigjen e ik, unë i kam ja e shkruaj këtu unë.
Fiksi – Ok në rregull. Ja ku i ke edhe 25000 lekë ( të vjetra) për të dytën (tampon).
Domethënë këto dalin negative, që s’ke?
Punonjësja e agjencisë – Po qe positive nuk shkon.Negative është mirë. Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38