Flash News

E-TJERA

Ironia e Bushatit: Berisha denonconte pagesat e zeza të Ramës, gazetarja shqetësohej për akuzën e Manjës

Ironia e Bushatit: Berisha denonconte pagesat e zeza të Ramës,

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha doli sot në një konferencë për shtyp ku denoncoi fate të reja nga lidhja e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.

Në një postim në Facebook, analiti Andi Bushati ka komentuar pyetjen që njëra prej gazetareve i drejtoi Berishës në konferencë.

Pasi Berisha denoncoi lidhjet Rama-McGonigal, gazetarja e pyeti nëse i trembej arrestimit pas akuzës së ministrit Ulsi Manja për ’21 janarin’. Bushati ironizon duke e quajtur ‘shqetësim’ pyetjen e gazetares në një kohë kur denoncohet kreu aktual i qeverisë.

“BERISHA del ne konference te posatshme shtypi per te denoncuar pagesat ne te zeze te Edi Rames per zyrtarin e arrestuar te FBI. Pasi mbaron ekspozene, e merr fjalen per ta pyetur nje gazetare e nje TV-vje qe dikur e quanin ekrani personal i Saliut. Shqetesimi i saj: a i trembeni arrestimit, se iu ka akuzuar Ulsi Manja per 21 janarin....

Rrofte media e lire”, shkruan Bushati.

Të fundit