Flash News

E-TJERA

Ironia e fatit me ish-ministrin Çuçi, dy ditë pas shkarkimit, ish-gruaja i merr postin e rëndësishëm

Ironia e fatit me ish-ministrin Çuçi, dy ditë pas shkarkimit,

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të disa ambasadorëve që përfaqësojnë Shqipërinë jashtë vendit, si dhe propozimet e qeverisë për ambasadorët e rinj në SHBA, Gjermani, Mali i Zi, Turqisë dhe Holandë.

 Mes diplomatëve të rinj është edhe  Zhaklina Peto.

“Emërohet me Dekret nr. 108 datë 10.7.2023 znj. Zhaklina Peto, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident”, thuhet në njoftimin e presidentit.

Peto, e cila njihet edhe si ish bashkëshortja e Bledi Çuçit,  vjen nga fusha e drejtësisë. Deri pak kohë përpara kishte të tjera ambicie pasi garoi për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese, por më pas u dha lajmi se u tërhoq nga gara. 

Për ironi të fatit, vetë Çuçi u shkarkua si ministër i Brendshëm të shtunën që lamë pas me firmë të kryeministrit Edi Rama.

Pas shkrirjes së komisariatit të Krujës, Bledi Çuçi është ‘kurbani’ i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Borizanë të Fushë Krujës, dhe daljen në skenë të lidhjeve të policisë së Krujës me familjen Rraja e cila dhunoi në mënyrë makabre Jashar dhe Bilbil Majën.  

Të fundit