Flash News

E-TJERA

Ironia e Kullurit: Këta që bëjnë gam gam kundër SHBA-së harrojnë se nuk kemi 2 kova ujë për zjarret, ik pini ndonjë birrë

Ironia e Kullurit: Këta që bëjnë gam gam kundër
Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri ka reaguar lidhur me qëndrimet dhe komentet e shumta në rrjet, sikurse është dhe rasti i strehimit të afganëve.

Ai thekson se Shqipëria nuk ka mundësi as të shuajë zjarret, sepse s'ka helikopterë dhe aq më pak të ketë fuqi për të mbrojtur integritetin territorial.

"Këta që bëjnë gam gam kundër SHBA harrojnë se akoma nuk kemi 2 kova ujë për helikopterët për të shuar zjarret e jo me të mbrojmë integritetin territorial! Lëre pastaj kur Pandi bombardoi Beogradin në 1999 bashkë me Albinin", shkruan Kulluri në Facebook.

Ky i fundit ironizon këto reagime teksa shkruan: Ikni kapni ndonjë birrë në shezllon se helbete vapë është dhe mos na bëni si Rambo në Facebook!

Të fundit