Flash News

E-TJERA

Ironia e Manjanit: Luli paska kërkuar çelës 'për të shkuar' me Taulantin

Ironia e Manjanit: Luli paska kërkuar çelës 'për

Publikimi i videos së takimit sekret mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës më 3 dhjetor 2022, në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV ka sjellë reagime të shumta.

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar në Facebook, ku ka ironizuar takimin mes dyshes Balla-Basha. Manjani shkruan se Balla "i ka lypur çelës për të shkuar me Ballën".

"Kisha dëgjuar për burra që lypin çelës shtëpie për të shkuar me femra. Luli paska lyp çelës për të shkuar me Taulantin.

Mund të ishin takuar në cilëndo zyrë të Parlamentit, në cilëndo kafe të Tiranës dhe sdo kishim asnjë dyshim për qëllimin politik të takimit.  Po në një shtëpi të dikujt tjetër, në orë të vonë dhe, si ilegalet nuk ngjan hiç mirë.

Nejse, nuk na takon të merremi me punët dhe shijet private të askujt", shkruan Manjani.

Të fundit