Flash News

E-TJERA

Ironia e Patozit: Jo të gjitha për Ramën, kërkoni ndonjë votë për vete o burra

Ironia e Patozit: Jo të gjitha për Ramën, kërkoni

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike është ndalur te akuzat e ndërsjella mes demokratëve pro Sali Berishës dhe mbështetësve të Lulzim Bashës se secila palë po i shërben qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, Patozi ironizon teksa shkruan: Po kërkoni ndonjë votë për vete o burra, se zgjedhje janë të shkretat! Jo për gjë, por Edi Rama nuk ka ku çon të tijat dhe nuk keni pse i dhuroni më shumë pasanikut.

Nisur nga kjo situatë ai thotë se zgjedhjet e 6 marsit i bie të jenë edhe më “moniste” se të 30 qershorit. Patozi shton se në këtë mënyrë shkon dëm sakrifica e presidentit Ilir Meta, i cili anulloi “30 qershorin”.

“Se kështu pastaj i bie që më 6 mars të jenë duke u bërë zgjedhje edhe më moniste se ato të 30 qershorit 2019. Dhe me rregull treshi kjo do të thotë që se vajtur dëm edhe gjithë ajo sakrificë e Ilir Metës për anullimin e tyre”, shkruan më tej Patozi.

Të fundit