Flash News

E-TJERA

Ironia: Greqia ndërton me 4.4 mln €/km, Shqipëria paguan 20 mln €/km

Ironia: Greqia ndërton me 4.4 mln €/km, Shqipëria paguan 20 mln

Publicisti Ylli Dylgjeri ka bërë një analizë të shkurtër krahasimore sa i përket tenderave të infrastrukturës në Greqi dhe në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, ai ka sjellë shembullin e ndërtimit të autostradës Janinë-Kakavijë, për të cilën ministria ka akorduar për 70 km 310 mln euro, duke përllogaritur me 4.4 mln euro kilometri.

Mirëpo, e kundërta ndodh me Shqipërinë. Dylgjeri shkruan se Balluku akordon 20 mln euro për kilometër, shifër tejet e lartë krahasuar me vendin fqinj.

POSTIMI:

Po Ne pse na shkon 20 milion km?

Ministria Greke e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar nisjen e ndërtimit të autostradës Janinë-Kakavijë në fund të këtij viti.

Sipas Ministrisë, autostrada prej 70 kilometrash me vlerë

310 milionë euro, është financuar plotësisht në kuadër të Kornizës Referuese Strategjike Kombëtare të mbështetur nga BE (NSRF/ESPA 2021–2027).

Sipas preventivave

4,4 milion euro i shkon kilometri Greqisë.

Po Ne pse na shkon 20 milion km?

Shënim:

Përgjigjen e dua nga ZV Kryeministrja, meqë është kthyer në punë.

Vetëm te Bela kam besim.

Të fundit