Flash News

E-TJERA

Ish-ambasadore e Gjermanisë, kush është kryediplomatja e re e BE në Tiranë

Ish-ambasadore e Gjermanisë, kush është kryediplomatja e re e BE

Pas përfundimit të mandatit të Luigi Soreca-s, vendin e tij si kryetare e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, do ta marrë Christiane Hohmann.

Aktualisht Hohmann është ambasadore e Gjermanisë në Estoni, ndërsa më herët ka shërbyer edhe si ambasadore e Gjermanisë në Bosnje-Hercegovinë.

Luigi Soreca u largua nga posti i kryediplomatit të BE në Tiranë më 1 Prill për t’u transferuar në Bruksel. Soreca erdhi në Tiranë në shtator të 2018-ës, duke pasur një përvojë shumëvjeçare në çështjet e migracionit dhe sigurisë.

Në dy vitet e fundit ai u angazhua edhe në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019.

Të fundit