Flash News

E-TJERA

Ish-drejtoresha e INSTAT: Shifrat e censit të popullsisë janë manipuluar

Ish-drejtoresha e INSTAT: Shifrat e censit të popullsisë janë
Ines Nurja, ish-drejtoresha e INSTAT komentoi të dhënat zyrtare të censit të publikuara sot, ku treguan se popullsia e Shqipërisë është tkurrur në 2,4 mln banorë. 

Ajo tha në emisionin Review në Euronews Albania se shifrat e censit të popullsisë janë manipuluar pasi numri i përgjithshëm i popullsisë në vend për 2023 është më i vogël.

Ajo tregoi se kur ishte në krye të institucionit që regjistron popullsinë të dhënat e censit të zhvilluar në 2011 u publikuan brenda 5 javëve.

“Nga ajo që kam informacion nga brenda INSTAT në qytetet e mëdha Tiranë dhe Durrës nuk ka pasur një ecuri të mirë të punës, Shqipëria ka ndryshuar në 11 vjet, nuk kthehet më njëri në shtëpi para orësh 5 dhe anketuesi ka pasur një orar pune dhe nuk vjen të të pyesë në orën 9 të darkës.

Shifra mund të jetë rritur në mënyrë fiktive, është shtuar numri, ka një gënjeshtër të madhe, janë manipuluar. Para 12 vjetësh ka qenë edhe më i vështirë regjistrimi se teknologjia nuk ka qenë kaq e zhvilluar dhe është nxjerrë për 5 javë rezultati.

Dhe në 2001, që është bërë në mënyrën më tradicionale të mundshme, është bërë me letër, është nxjerrë rezultati për 2 muaj. Ndërkohë, 12 vjet më pas i nxjerr për 8 muaj dhe kjo mua më bëj të dyshoj, mendoj se numri ka qenë shumë i vogël dhe të dhënat janë manipuluar”, tha Nurja.

Të fundit