Flash News

E-TJERA

Ish e dashura e McGonigal: Rama, një kryeministër i korruptuar

Ish e dashura e McGonigal: Rama, një kryeministër i korruptuar

Ish-e dashur e Charles McGonigal Allison Guerrero, mendon se Edi Rama është një kryeministër i korruptuar.

Deklarata e saj erdhi në një intervistë për Syri tv, teksa komentoi marrëdhënien Rama-McGonigal.         

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Nga bisedat me McGonigal, a ka pasur ai raporte me kryeministra apo kryetarë shtetesh siç kishte me Ramën?

Allison Guerrero: Po. Me Angela Merkel.

Çim Peka: Ka pasur një raport personal?

Allison Guerrero: Po.

Çim Peka: Po me kryeministra të tjerë në Ballkan, ju ka përmendur emra të tjerë?

Allison Guerrero: Nuk më ka përmendur ndonjë emër, por më ka thënë se në Kosovë kishte një mik që kishte në pronësi një firmë farmaceutike në Bosnje.

Çim Peka: Ju sigurisht që nuk keni dijeni, por nga dëshmitë që po mblidhen në Shqipëri, biznesmenë shqiptarë kanë paguar miliona euro ndaj Charles McGonigal më qëllim që të mos shpallen non grata. Ju për aq kohë sa keni bashkëjetuar me të, keni ndjerë këtë aromë parash?

Allison Guerrero: Ai gjithnjë kishte shumë para.

Çim Peka: Me aq sa ju keni kuptuar, raporti McGonigal me Ramën, ishte një raport korruptiv apo thjeshtë miqësor?

Allison Guerrero: Do të thoja se ishin të dy. Unë besoj se ishin të dyja.

Çim Peka: Po këtë gjë nuk mund ta thoni për raportin me Merkel, besoj?

Allison Guerrero: Jo, di që McGonigal ishte takuar me të, kishte shkuar në disa aktivitete me të, por nuk kishte një raport të afërt siç e kishte me Edi Ramën.

Çim Peka: Ju po thoni, se besoni se Edi Rama ishte një kryeministër i korruptuar?

Allison Guerrero: Po, absolutisht po.

 

Të fundit