Flash News

E-TJERA

Ish-futbollisti i kombëtares: Ka ministra e deputetë që vendosin baste e luajnë në kazino

Ish-futbollisti i kombëtares: Ka ministra e deputetë që vendosin

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka thënë se pjesë e basteve janë edhe njerëzit e elitës shoqërore.

Vata tha në një lidhje për Euronews Albania, se ka deputetë dhe ministra të cilët shkojnë në kazino dhe luajnë bixhoz. Ai ka treguar rastin e një kryeministri që shkonte në Vjenë për të luajtur në kazino.

“Në Shqipëri është katastrofë që të futesh në Shqipëri. Njerëzit në Shqipëri, që janë marrë me baste, janë disa njerëz që kanë kontrolluar baste, kanë fitime. Një pjesë e tyre është edhe elitë shtetërore. Mund të ketë deputetë, mund të ketë ministra. Unë njoh ministra që janë bixhozxhinj, bastexhinj, shkojnë  në kazino në Budva. Kemi pasur një kryeministër që shkonte në kazino në Vjenë. Është një ves i keq që shkatërron familjet shqiptare”, tha Vata.

Të fundit