All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Ish-kandidati për kryetar të PS flet pas plagosjes në lokalin e Noizy-t: Ishte atentat, do kryhej nga vrasës me pagesë

All - Paragraf - 1

Ish-kandidati për kryetar të PS flet pas plagosjes në lokalin e

Flet pas plagosjes në ambientet e jashtme te lokalit të reperit Noizy, ish-kandidati për kreun e PS në Durrës, Ardit Kërtusha.

All - Paragraf - 3

Në një prononcim për ABC, Kërtusha ka deklaruar se ngjarja ishte atentat i mirëfilltë që do kryhej nga vrasës me pagesë.

Po ashtu, ai ka hedhur poshtë deklaratat e policisë, se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-covid, me syze të errëta dhe kapele në kokë. Sapo është afruar tek tavolina ku isha, atentatori ka nxjerrë një pistoletë dhe qëlloi në drejtimin tim. Por, pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa atentatori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë.

Unë u largova me shpejtësi sapo pashë që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë. Është e paqartë se përse Policia e Durrësit nxitoi të shpërndante një mjegullnajë për dinamikën e ngjarjes, duke e konsideruar si një “konflikt të çastit”-deklaroi Kërtusha.

 

Të fundit