Flash News

E-TJERA

Ish-ministri i Financave: Pse refuzuam procedurat për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit

 Ish-ministri i Financave: Pse refuzuam procedurat për inceneratorët e

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka renditur arsyet pse në kohën kur ai ishte në detyrë ka refuzuar procedurat e ndjekura për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Duke dëshmuar në Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Cani tha se dikasteri i drejtuar prej tij asokohe ka qenë kundër me materialin e paraqitur për Inceneratorin e Elbasanit.

Ai tha se ka kërkuar që inceneratori i Elbasanit të vihej fillimisht në punë dhe më pas të bëheshin pagesat, por kjo nuk ndodhi.

“Për inceneratorin e Elbasanit, arsyeja e parë që e kemi refuzuar është se kemi thënë që në relacionin shoqërues nuk jepet argumenti financiar. U themi që nuk janë bazuar në ligjin për koncesionet dhe PPP-të.

Ky projektvendim në dijeninë time nuk është miratuar. E treta është, cila është firma që kërkon, statusi juridik dhe kapacitetet financiare të saj?”, tha Cani. “Edhe për Fierin, ishin dokumentet e paplotësuara, ne kërkonim plotësimin e dokumenteve”, shtoi ai.

 

 

Të fundit