Flash News

E-TJERA

Ish-ministri i sugjeron Bashës dorëheqjen: Kush e shtyn të përballet, do ta heqë qafe nga politika. Duhet të mbetet deputet

Ish-ministri i sugjeron Bashës dorëheqjen: Kush e shtyn të

Disa ditë para mbledhjes së Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Ylli Manjani i sugjeron kryedemokratit Lulzim Basha të japë dorëheqjen dhe të qëndrojë në PD si deputet dhe anëtar.

Ish-ministri i drejtësisë se rasti "Basha" nuk është i precedentë, ndërsa shton se të gjithë kanë sikur si bashkëpunues e jo si palë në konflikt me partinë e tyre.

Nisur nga kjo, Manjani thekson se Basha nuk është më kryetar i PD. Ndërsa nënvizon se jashtë nuk të njeh askush, nëse nuk të do vendi yt dhe njerëzit e tu, ish-ministri shton se është koha që kryedemokrati të reflektojë.

Sipas Manjanit, kjo është javë vendimtare e karrierës politike të Lulzim Bashës. Ai shprehet se nëse kryedemokrati hyn në përballje nuk do të fitojë dhe se do të largohet nga politika.

"Askush jashtë nuk të njeh nëse nuk të do vendi yt, njerëzit e tu! Ndaj them se ai duhet të rrijë në PD duke u dorëhequr. Bashkëpunimi me demokratët është zgjidhja e tij, jo përballja. Me përballje humb vetëm Luli!

Dhe më në fund, kush ja do të mirën Lulit bën mirë ta këshillojë të mbetet anëtar e deputet i PD. Kush e shtyn të përballet ende me kotësinë nuk ja do të mirën, por do ta heqë qafe njëherë e përgjithmonë nga politika.

Por është Luli ai që vendos dhe duhet ta bëjë deri në fund të kësaj jave. Unë i sugjeroj ende me shumë dashamirësi, siç kam bërë gjithmonë, këtë zgjidhje: dorëhiqu këtë javë dhe rri në PD. Hapi rrugë ringritjes së saj duke u bërë pjesë dhe jo palë me partinë që investoi dhe besoi tek ti.

Është javë vendimtare e karrierës tënde politike. Nuk ta shpëton dot askush këtë karrierë, përveç vetes. Çdo rrugë tjetër është largim nga politika. Edhe largimi është alternativë padyshim, por do ishte largim me turp!"-shkruan ndër të tjera Manjani.

Të fundit