Flash News

E-TJERA

Ish-presidenti Nishani lë Sanatoriumin, dërgohet për kurim jashtë vendit

Ish-presidenti Nishani lë Sanatoriumin, dërgohet për kurim

Ish-presidenti Bujar Nishani u shtrua dje në Spitalin “Shefqet Ndroqi” me shenja të pneumonisë bilaterale post Covid me insuficiencë respiratore.

Mësohet se sot Nishani është shoqëruar në aeroport për t’u nisur jashtë vendit për të marrë kurim të specializuar. Nuk dihet nëse gjendja shëndetësore e Nishanit është rënduar.

Trajtimi i Nishanit do të bëhet në Gjermani, ndërsa specifikisht nuk është bërë i ditur qyteti.

Pneumonia bilaterale post Covid shkaktohet nga ulja e nivelit të oksigjenit në gjak dhe parametrave të tjerë të organizimit.

Të fundit