Flash News

E-TJERA

Ish-presidenti rus i referohet Shqipërisë: Kriza do të çojë në një valë më të dhunshme se krimi shqiptar

Ish-presidenti rus i referohet Shqipërisë: Kriza do të

Shqipëria u pozicionua kundër Rusisë pas luftës që presidenti Vladimir Putin nisi në Ukrainë më 24 Shkurt të këtij viti. Tirana iu bashkua sanksioneve ndëshkuese të Perëndimit dhe SHBA-ve duke dënuar ashpër agresionin rus.

Por, zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë të Rusisë i janë referuar jo pak herë termit “shqiptar” dhe vetë Shqipërisë. Së fundmi, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, një personalitet mjaft i afërt me Putinin, i është referuar shqiptarëve teksa iu kundërpërgjigj presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Von der Leyen deklaroi se falimentimi i shtetit rus është vetëm çështje kohe duke theksuar se sanksionet e vendosura ndaj Moskës, po e prekin gjithnjë e më shumë Rusinë.

Medvedev iu kundërpërgjigj Von der Leyen përmes një postimi në Telegram. Ai ia adresoi fajin e krizës ekonomike Evropës, teksa deklaroi se mungesa e mallrave dhe emigracioni do të të çojnë në një valë më të dhunshme se krimi shqiptar.

“Rusia hipotetike mund të bëhet hipotetike nga Evropa. Etikisht, ndoshta financiarisht. Sistemi financiar i BE-së është shumë i paqëndrueshëm dhe besimi i njerëzve është në rënie. Dhe nuk u lëkund shumë as në vitin 2008 të paharrueshëm, atëherë ishte shumë e vështirë. Prisni mirënjohjen e fortë të europianëve të zakonshëm për hiperinflacionin, për të cilin nuk mund të fajësohet rusët e këqij, mungesa e mallrave bazë në dyqane dhe fluksi i refugjatëve, që do të çojë në një valë krimi të dhunshëm më të keq se krimi shqiptar. Dhe më pas, në rrugët e mirëmbajtura të qyteteve evropiane, zjarret e gomave do të digjen për nder të heronjve të Maidan-it”, shkroi Medvedev duke iu referuar në fund sheshit më emblematik të Kievit.

Të fundit