Flash News

E-TJERA

Ish-prokurori Beçi: SPAK është nën hijen e prioriteteve amerikane

Ish-prokurori Beçi: SPAK është nën hijen e prioriteteve

Ish-prokurori Eugen Beçi deklaroi se Prokuroria e Posaçme ka sjellë një realitet të ri në Shqipëri, duke ndryshuar qasjen ndaj ligjit, drejtësisë dhe ndëshkimit të korrupsionit.

I ftuar në Syri TV, Beçi tha se ky realitet është ndërtuar nga mbështetja ndërkombëtare, veçanërisht asaj amerikane, dhe prioriteteve të saj në luftën kundër narkoterrorizmit, i cili lidhet drejtpërdrejt me korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke ndikuar kështu në shkëputjen e lidhjeve mes politikës dhe botës kriminale.

Eugen Beçi: Prokuroria e Posaçme ka krijuar një realitet të ri sot. Ka krijuar një realitet të ri për mënyrën se si duhet të sillet shoqëria shqiptare karshi ligjit dhe karshi mënyrës se si duhet të hetohet dhe se si duhet të dënohet korrupsioni, ose se si duhen ndëshkuar personat nëpërmjet drejtësisë.

Përse e ka krijuar këtë realitet të ri? E ka krijuar këtë realitet të ri për shkak të mbështetjes ndërkombëtare dhe veçanërisht për shkak të mbështetjes amerikane. Dhe ne duhet të jemi shumë të qartë dhe ju keni përvojë dhe unë kam përvojë në shumë pjesë të caktuara. 

Dhe për këtë arsye, mënyra se si ne shqiptarët duhet të shfrytëzojmë prioritetet e sponsorëve tanë, është më e rëndësishme sesa prioritetet që sponsorët tanë kanë. Dhe ç'do të thotë kjo? Në rast se jemi në një moment ku administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është mbështetësi, ta quani ju, sponsori, ta quani ju, ai që e mban në fuqi Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme, ka prioritet luftën kundër narkoterrorizmit, se kështu është quajtur tashmë narkoterrorizëm, atëherë ne kemi një fat shumë të mirë historik, që këtë narkoterrorizëm që ne e kemi parë që është i lidhur drejtpërsëdrejti me korrupsionin, me pastrimin e parave, ne ta shfrytëzojmë këtë mbështetje amerikane për të luftuar narkoterrorizmin dhe për të shkuar te lufta kundër korrupsionit.

 

Të fundit