Flash News

E-TJERA

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Tre versionet që duhen ngritur për zhdukjen e Martinajt

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Tre versionet që duhen ngritur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, tha se ka tre versione që duhen ngritur për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

I ftuar në emisionin ‘ Review’ në Euronews Albania, Beci tregoi tre versionet, nga largim me vullnetin e Martinajt te eliminimi, mbi të cilat prokuroria sipas tij duhet të bahskëpunojë me policinë.

“Versionet janë versionet e hetimit. Largimi i vullnetshëm i personit, ose ajo që quhet vetëzhdukje. Për shumë arsye, zhduket, humbet çdo gjurmë, për shumë arsye, qoftë për problemet, precedentët apo për borxhet, flas në teori pse ndodh një gjë e tillë.

Pika e dytë, rrëmbimi apo mbajtja peng e personit, kemi apo jo pasojë, është tjetër problem Dhe versioni tretë, vrasja e drejtpërdrejtë e personit. Këto janë tre versionet dhe këto tre versione, jo policia, por edhe prokuroria së bashku duhet t’i eleminojnë njëra me tjetrën”, tha Beci.  

Të fundit