Flash News

E-TJERA

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit reagon për strehimin e afganëve: I jam mirënjohëse Shqipërisë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit reagon për strehimin e afganëve: I

Madaleine Albright, ish-sekretarja amerikane e Shtetit - ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për strehimin e afganëve, të rrezikuar nga talebanët.

Përmes një postimi në Twitter, Albright thotë se SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët dhe ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për strehimin e tyre.

Postimi i plotë i ish-sekretares amerikane të Shtetit në Twitter

“Ne duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin,” shkruan ajo.

 

Të fundit