Flash News

E-TJERA

Ish-ushtarakët, rreth 130 mijë lekë përfitime për çdo pensionist

Ish-ushtarakët, rreth 130 mijë lekë përfitime për

Janë mesatarisht 130 mijë lekë detyrime që iu falen ish-ushtarakëve të dalë në pension të parakohshëm.

Pas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ata detyroheshin që këtë shumë ta kthenin mbrapsht. Por, një projektligj i ri, i dorëzuar në Kuvend, parashikon faljen e këtyre detyrimeve të krijuara. Pas zyrtarizimit të kësaj nisme, pensionistët çlirohen nga ky borxh i faturuar si pasojë e qendrimit të mbajtur nga Gjyakata e Lartë.

Gjithsej janë 110 milionë lekë që falen dhe mbi 800 ish-ushtarakë që përfitojnë.

Bëhet fjalë për të gjithë ata me të drejtë përfitimi pensioni të parakohshëm të lidhur prej datës 1 janar 1999 deri në fuqi të ligjit nr. 1024/2009.

Skema

Nga ky vendim përfitojnë pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi ushtarakët që plotësojnë vjetërsinë e shërbimit, përkatësisht 12 vjet për gratë 15 vjet për burrat, dhe të kenë mbushur moshën 42 gratë dhe 47 burrat.

Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi llogaritet sipas: 50% e pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi dhe për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit, mbi 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat, masa e pensionit shtohet me 2% të pagës referuese.

Ligji

Siç vihet në dukje edhe në relacion, ligji "Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë" ka pësuar disa herë ndryshime.

Ligji bazë ka qenë ai i miratuar në 1991, 5 vitë më vonë, formula për llogaritjen e masës së përfitimit ndryshoi sërish.

Vendimet e gjykatave

Projketligji për faljen e debive të ish-ushtarakëve vë në dukje se në praktikën gjyqësore ishin vënë re dy qëndrime sa i takon zbatimit të kufizimit "jo më shumë se masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi".

Njëri qëndrim zbatonte kufizimin për të gjithë masën e pensionit të parakohëshm për vjetërsi shërbimi, ndërsa një pjesë mbajtën qëndrim tjetër duke shfuqizuar vendimet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për caktimin  e pensioneve të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Të fundit