Flash News

E-TJERA

Ish-zv.ministri i Infrastrukturës emërohet në krye të "Albcontrol"

Ish-zv.ministri i Infrastrukturës emërohet në krye të

Hantin Bonati është emëruar në krye të "ALBCONTROL", duke zëvendësuar në këtë post Mina Kustën. Ky i fundit tashmë do të jetë drejtor ekonomik në këtë SH.A.

Hantin Bonati deri në datën 2 Qershor ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës. Ndërsa emërimi si drejtor ekonomik për Mina Kustën është një zbritje në detyrë, pas ngjarjes që ndodhi me kontrollorët, një pjesë e të cilëve pezulluan punën.

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, e cila menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Të fundit